Avioni nuk ia del të ngrihet , bie në gardhin e aeroportit dhe shpërthen në flakë

Aktualitet

Avioni nuk ia del të ngrihet , bie në gardhin e aeroportit dhe

Një avion charter me 20 persona në bord u përfshi nga flakët pasi u përplas me gardhin e aeroportit në përpjekje për t’u ngritur në fluturim.

Incidenti ndodhi në aeroportin e Houstonit. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u larguan në kohë, para se i gjithë mjeti të digjej.

Zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit foli me krenari kur tha se ngjarja përfundua vetëm me dëme materiale, përveç dy pasagjerëve që kishin probleme me frymëmarrjen dhe shpinën.

Hetimet për ngjarjen kanë filluar, ndërsa raportohet se piloti nuk ia doli ta ngrejë avionin aq sa duhet, kur mbërriti në fund të pistës 500 metra të gjatë./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion