U pezullua nga deyra për shpërdorim detyre, del fotoja e shefit të Komisariatit Korçë

Aktualitet

U pezullua nga deyra për shpërdorim detyre, del fotoja e shefit

Gjashtë efektivë policie janë pezulluar nga drejtoria e policisë së Tiranës në bashkëpunim me drejtorinë e Korçës dhe 3 të tjerë janë arrestuar.

Mes të pezulluarve është edhe shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, Krenar Gjokutaj.

Zyrtari i lartë i policisë do të hetohet në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Hetimet kanë nisur për trafikun e klandestinëve më pas janë zbuluar shkelje edhe për lejimin e disa lokaleve hapur përtej orës policore, por edhe lojërat e fatit.

Të pezulluar nga detyra

Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.



Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.


Të arrestuar

Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Arrest shtëpie

Matilda Hamolli -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion