Burrel/ 47-vjeçari gjendet i vdekur me shenja dhune në shtëpi, dyshohet se është vrarë nga vajza dhe gruaja (Emri)

Aktualitet

Burrel/ 47-vjeçari gjendet i vdekur me shenja dhune në shtëpi,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e djeshme në Klos. Mësohet se 47-vjeçari, Ylber Lezi është gjetur i vdekur dhe me shenja dhunë brenda në shtëpi. Dyshimet e para janë se 47-vjeçari është vrarë nga vajza dhe bashkëshortja e tij, brenda në banesë.

“Klos/ Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë. Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dhe dokumentimin me prova ligjore të saj”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT