Vdekja e nënës me vajzën në Kroaci, në autobuz edhe dy motrat e tjera, panë gjithë ngjarjen

Kosovë&Rajon

Vdekja e nënës me vajzën në Kroaci, në autobuz edhe dy

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ndodhi një ditë më parë në Kroaci, ku autobuzi me emigrantë të Kosovës u përmbys, duke shkaktuar 10 të vdekur. Mësohet se një nga viktimat, Valentina Binakaj, 45-vjeçe, ishte me tri vajzat e saj, ku vetëm njëra prej tyre pati fatin e trishtë. Erlinda Binakaj 19-vjeçe vdiq, ndërsa dy motrat e tjera janë jashtë rrezikut për jetën.

Mediat kosovare shkruajnë se ata kanë parë të gjithë ngjarjen e rëndë, përfshirë edhe trupin e vdekur të nënës dhe motrës.

“Vëllai në Gjermani na ka lajmëru sot në mëngjes se është rrotullu autobusi në Kroaci, edhe ai ka dyshu prej fillimit që gruja dhe çika e dytë janë të vdekura, sepse çika e madhe i ka tregu që e ka pa nënën dhe motrën e saj që kanë vdekur”, kanë thënë ata.

ME TE LEXUARAT