“Diçka nuk shkon me Biden, ai është i paaftë për punë”, jep alarmin ish- mjeku i Shtëpisë së Bardhë

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Ronny Jackson, ish- mjek në Shtëpinë e Bardh, në kohën e Obamës dhe Donald Trump. Aktualisht përfaqësuesi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve tha se Presidenti Joe Biden nuk do ta përfundojë mandatin pasi sipas tij është i paaftë për punë.
“Diçka nuk shkon siç duhet me Biden dhe kjo gjë vetëm do të përkeqësohet. Ai e ka humbur dhe me zor përfund një fjali rrjedhshëm. Ne duhet t’i bëjmë atij një test për aftësitë konjitive dhe të tregojmë rezultatet. Nëse anëtarët e kabinetit të Biden nuk shikojnë arsye të kërkojnë amendamentin e 25-të, atëherë kjo është një çështje e sigurisë kombëtare”, tha ai.


