Punimet pas tërmetit, Rama publikon pamjet nga lagjjia e re në Fushë- Krujë (Video)
Lajmifundit
/
26 July 2021, 08:33
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook, një video të lagjes së re në Fushë- Krujë, pasi u shkatërrua nga tërmeti fatal i 26 nëntorit.
“MIRËMËNGJES
dhe me kantierin e lagjes së Rilindjes së Fushë Krujës ku punimet kanë hyrë në fazën finale për banesat individuale, e për Krishtlindje edhe pallatet e infrastruktura publike do të jenë të përfunduara, ju uroj një javë të mbarë ”, shkruan kreu i qeverisë përbri videos.
Kujtojmë se tërmeti në 2019 ishte fatal, pasi ndërruan jetë mbi 50 persona dhe mbetën të pastrehë qindra të tjerë.


