Trupi i pajetë i Sel Çamit mbërrin në banesë, autorët e qëll*an me 7 pl*mba, 3 herë u godit nipi i tij (VIDEO)

Aktualitet

Trupi i pajetë i Sel Çamit mbërrin në banesë,

FIER- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “1 maji” në qytetin e Fierit, ku u ekzekutua me armë zjarri Selami Hasani, i cii vetëm pak javë më parë kishte dalë nga burgu. Shekulli mëson se Hasani i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” u ekzekutua me 7 plumba dhe humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, pranë portës së shtëpisë së tij.

Po ashtu i lënduar mbeti edhe nipi i tij, i cili u transportua në spital, për ndihmë mjekësore. Mësohet se Jakup Hasani ka marrë 3 plumba, më konkretisht 2 e kanë kapur në zonën e barkut dhe 1 tjetër në nofull.

Ndërkohë në banesë ka mbërritur dhe trupi i pajetë i 60-vjeçarit, teksa disa familjarë shihen në lot, si pasojë e ngjarjes së rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes, në makinën e djegur që u përdor nga autorët, policia gjeti edhe dy armë zjarri, që dyshohet se u përdorën nga autorët, të cilët janë ende të paidentifikuar.

Hakmarrja është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet, ndërsa për ngjarjen janë ushtruar edhe kontrolle në banesën e “Ben Qimes”, rivalit të Selami Hasanit.  Ky i fundit, vite më parë ka ekzekutuar me armë nipin e “Ben Qimes”, ndërsa si pasojë e serisë së hakmarrjes janë shkaktuar të paktën 5 viktima.

VIDEO

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion