Dasmë në familjen e Genës / Këngëtari përcjell vajzën e tij drejt altarit në një ceremoni madhështore

Showbiz

Dasmë në familjen e Genës / Këngëtari përcjell

Një fundjavë e mbushur me emocione ka qenë kjo për këngëtarin e njohur Gena Lito, i cili ka martuar vajzën e tij, Helga Lito.

Fotografia i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Kledi Vucaj, në një ceremoni madhështore ku nuk kanë munguar familjarët, miqtë dhe emra të njohur të muzikës shqiptare.

Dasma ka qenë një ndërthurje e traditës me modernen, ndërsa mes të ftuarve kanë qenë edhe vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, miq të familjes. Momente nga festa janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Momenti më emocionues i mbrëmjes ishte hyrja e Genës në sallë, teksa shoqëronte vajzën e tij drejt altarit.

Këngëtari e përcolli Helgën drejt një kapitulli të ri të jetës, në një çast të mbushur me krenari dhe emocione atërore, që u bë një nga momentet më të veçanta të ceremonisë.

Gena është baba i dy vajzave, Nasiolës dhe Helgës, nga martesa e tij e parë. Helga është gjithashtu aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe aktivitetet e saj si krijuese përmbajtjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion