Tradhton sërish gruan, paparacët filmojnë Waney Rooney me dy femra (Video)
Lajmifundit
/
25 July 2021, 19:46
Sport

Waney Rooney tradhton sërish gruan dhe kjo u bë virale. Ish-sulmuesi legjendar i Anglisë, është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave, duke shkëmbyer puthje të zjarrta.
Mësohet se pas festës, treshja ka shkuar në një hotel. Ish numri 10 i Anglisë shfaqet në gjendje të dehur, e i shtrirë në shtrat, i pafuqishëm për t’u ngritur. Ndërkohë, njëra prej vajzave, filmon veten duke kërcyer në mënyrë sensuale para futbollistit.
Kjo nuk është hera e parë që Rooney përfshihet në skandale të tilla.

Historitë e tij të tradhtisë bashkëshortore kanë qenë të shumta edhe në kohën që ka qenë futbollist.


