Ndërtoi rrugë duke devijuar ujin e lumit Shkumbin, arrestohet 65-vjeçari në Peqin

Aktualitet

Ndërtoi rrugë duke devijuar ujin e lumit Shkumbin, arrestohet

Policia e Peqinit ka arrestua një 65-vjeçar në fshatin Karinë, pasi ka ndërtuar një rrugë, që për pasojë pengon rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

“Peqin/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT