Një stuhi rërë pushton Kinën, mijëra persona izolohen në shtëpi (Video)

Bota

Kina pas përmbytjeve, është pushtuar nga stuhi rëre. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se kjo nisi mëngjesin e sotëm, duke izoluar në shtëpi mijëra qytetarë. Po ashtu, bëhet me dije se janë anuluar dhjetëra fluturime.

Autoritetet në Kinë thonë se stuhia e rërës lëvizte me një shpejtësi prej 100 km/ orë. Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme material.

Nga krahu tjetër, disa rajone, janë duke marrë masa. Ata kanë urdhëruar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë, si dhe kanë ndaluar udhëtimet me anije dhe fluturimet me aeroplane, si masa për të ndaluar ndonjë tragjedi.

ME TE LEXUARAT