Atentati fatal në Fier/ Familja hap dyert e mortit, nesër përcillet në banesën e fundit 60-vjeçari Selami Hasani

Aktualitet

Atentati fatal në Fier/ Familja hap dyert e mortit, nesër

Familja Hasani ka hapur dyert e mortit pas vrasjes së rëndë të 60-vjeçarit Selami Hasani, i cili u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, në lagjen “1 Maji” në Fier.

Trupi i pajetë i 60-vjeçarit ndodhet pranë familjarëve, ndërsa të afërm, miq dhe të njohur po mbërrijnë për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës.

Atentati fatal në Fier/ Familja hap dyert e mortit, nesër

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e martë, më 24 nëntor, në orën 14:00, në lagjen “1 Maji” në Fier, ku Selami Hasani do të përcillet për në banesën e fundit.

Kujtojmë se 60-vjeçari u vra me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe nipi i tij. Ngjarja e rëndë, e ndodhur mëngjesin e sotëm, tronditi qytetin e Fierit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorëve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion