Vazhdimisht bëni trëndafila si dhuratë, ja kuptimi që secila ngjyrë ka

Soft

Vazhdimisht bëni trëndafila si dhuratë, ja kuptimi që secila

Çdo trëndafil, ka kuptimin e saj. Janë lloje të ndryshme dhe secila ka një qëllim, në momentin kur e bën si dhuratë.

E kuqe: Dashuri dhe romance

Një nga simbolet më universale, trëndafili i kuq përfaqëson dashurinë e vërtetë. Po ashtu është shfaqur përgjatë historisë dhe nëpër kultura si simbol politik dhe religjioz.
Numri i trëndafilave të kuq tregon se sa shumë të dhënë jeni pas kësaj dashurie.
Trëndafilat e kuq tregojnë gjithashtu sa seriozë jeni ju në këtë lidhje.

Vazhdimisht bëni trëndafila si dhuratë, ja kuptimi që secila

E verdhë: Miqësi, gëzim, bëhu mirë

Trëndafilat e verdhë dërgojnë mesazh të vlerësimit dhe dashurisë platonike pa nënkuptimin romantik të ngjyrave të tjera. Kjo ngjyrë përfaqëson ndjenjat e gëzimit dhe të kënaqësisë.

Vazhdimisht bëni trëndafila si dhuratë, ja kuptimi që secila

Rozë: Dashuri, vlerësim, mirënjohje

Ngjyra rozë mbart më vete konotacionin e hijeshisë dhe të elegancës, si dhe ëmbëlsinë dhe romancën poetike. Lulet me ngjyrë rozë të errët janë simbol i mirënjohjes dhe i vlerësimit dhe janë mënyrë tradicionale për të thënë faleminderit. Trëndafilat ngjyrë rozë të çelët janë të lidhur me butësinë dhe admirimin, dhe po ashtu mund të përdoren si shprehje e simpatisë.

E bardhë: Pastërti, brishtësi, simpati, spiritualitet

E njohur po ashtu si lulja e nuses, lulja e bardhë është lule tradicionale e martesës. Në këtë kuptim, e bardha përfaqëson unitet, virtyt dhe dëlirësinë e një dashurie të re. Trëndafilat e bardhë po ashtu janë të lidhur me respektin dhe nderimin, çka i bën të përshtatshëm për kujtimin e të dashurve që kanë ikur. Numri i trëndafilave të bardhë tregon se sa shumë doni që i dashuri apo e dashura të jepet pas jush.

Vazhdimisht bëni trëndafila si dhuratë, ja kuptimi që secila

E portokalltë: Dëshirë, entuziazëm dhe pasion

Një përzierje e saktë e të verdhës dhe të kuqes, trëndafilat e portokalltë janë parë si urë në mes miqësisë së simbolizuar nga trëndafilat e verdhë dhe dashurisë të përfaqësuar nga trëndafilat e kuq. Ata mund të jenë shprehje e fascinimit, apo dhuratë për të thënë “Jam krenar në ty”.

E purpurt: Magjepsje, madhështi, dashuri në shikim të parë

Ngjyra vjollcë ka një asociacion tradicional me mbretëroren. Në këtë drejtim, nuancat e luleve me ngjyrë të purpurt sugjerojnë një frymë të madhështisë dhe shkëlqimit mbretëror./telegrafi

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion