Ankth dhe terror në Meksikë, persona të armatosur rrëmbejnë 21 persona
Lajmifundit
/
29 July 2021, 12:03
Bota

Të paktën 21 persona janë rrëmbyer në Meksikë nga persona të armatosur. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se personat nën kërcënimin e armëve, kanë bastisur qytetin dhe kanë djegur disa shtëpi.
Ndërkohë autoritetet bënë me dije se 200 persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët pretendohet se janë anëtarë të grupit të dalë së fundmi “El Machete”, kanë bastisur qytetin Pantelho një ditë më parë.
Aktivisti Pedro Gomez i cili jeton në rajon tha se grupi i vuri flakën të paktën 3 automjeteve dhe 10 shtëpive.


