Rama batuta me Vuçiç për njohjen e Kosovës! Presidenti serb: Çdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%...por jo Kosovën

Aktualitet

Rama batuta me Vuçiç për njohjen e Kosovës! Presidenti

Në samitin " Ballkani i Hapur" nuk munguan batutat mes liderëve. E ndërsa po flisnin për lehtësitë që ofron nisma rajonale dhe kritikat për BE-në, presidenti serb, përpara se drejtuesi i forumit t’i jepte fjalën Edi Ramës, deklaroi se ishte dakord me cfarë do që të thotë në vijim kryeministri i Shqipërisë dhe do të firmoste çdo gjë.

 “Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por cfarë do që të thotë 100%, cdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%” tha Aleksandër Vuçiç.
 Replika e Ramës nuk vonoi duke dhënë përgjgjen që pritej nga shumica në atë moment “Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë. Por pyetja m’u bë mua, sepse ma merr mendja, që Marko, si një njeri mjaft i aftë për të bërë marrëveshje mes kombeve dhe komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flas për BE-në. Ne do të firmosim sot marrëveshjen për lejet e punës, Serbia dhe Maqedonia kanë një problem, duhet të ndryshojnë ligjet e tyre” tha Rama.

 Ndërkohë që më parë presidenti serb,  ka theksuar se në 2015 ai dhe Rama konsideroheshin armiq.

 “ Në 2015 në takimin me Edin, ishin në pozitat e dy armiqve, ku njëri i shkoi tjetrit dhe gjetëm fjalë të mjaftueshme që ta fyejmë njëri-tjetri, për të fituar pikë në politikst e brendshme.  Dhe kjo s’ka rëndësi tani ne arritëm të bëjmë diçka për të menduar për ardhmërinë e përbashkët, për rezultatet”, tha Vuçiç.
 Në fjalën e tij presidenti serb ka vlerësuar edhe njëherë nismën e “Ballkanit të Hapur” dhe ka theksuar se në thelb qëndron besimi.

 ” Besimi, qëndrueshmëria është shumë e rëndësishme. Të marrim parasysh se procesi i vaksinimit na tregoi se ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin në kohë nevojë. Të gjithë vendet tonë, të gjithë njerëzit në rajon ne e kemi nënçmuar vetveten. Unë besoj se njerëzit e dinë se është e rëndësishëm të flasin për kufijtë e hapur.  Kushdo që do vij pas nesh do të vazhdojë me këtë nismë se është një iniciativë për njerëzit”, tha presidenti serb.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion