Peshë rekord, kapet peshku Ton 280 kilogram në Sarandë (FOTO)
Lajmifundit
/
23 Korrik 2021, 19:30
Soft

Një peshk me peshë rekord është kapur ditën e sotme në brigjet e Sarandës. 280 kilogram peshon peshku Ton i kapur nga peshkatarët e zonës.

Nga fotot shihet se peshku është kapur me vinç për ngritur ndërkohë që për gjatësi e kalon edhe të një njeriu normal, shkruan balkanweb.
Nuk është hera e parë që peshq të përmasave të mëdha kapen në brigjet shqipare edhe pse diçka e tillë ndodh rrallë.


