Kaloi nga Shqipëria me 58 pako drogë, kapet 47 vjeçari në Mal të Zi

Një 47-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gilaj Ljuidji, por që njihej me emrin është arrestuar ditën e sotme nga oficerët e policisë kufitare të Malit të Zi, pasi është kapur duke kaluar 53.1 kilogramë lëndë narkotike, të llojit kanabis.
Sipas “Vijesti”, operacioni është realizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Traboin, ndërkohë mësohet se 47-vjeçari kishte kaluar nga Shqipëria drejt Malit të Zi.
Droga ishte e paketuar në 58 pako.
"Aksioni u realizua në orët e para të mëngjesit në zonën e Traboin. Në gjendjen e të dyshuarit u gjetën rreth 53.1 kilogramë lëndë narkotike e drogës, e cila ishte e paketuar në 58 pako. Droga narkotike ishte kontrabanduar nga Republika e Shqipërisë në vendin tonë. Prokurori i shtetit u informua për ngjarjen.
dhe oficerët e Sektorit për Luftën kundër Krimit, dhe personi dhe narkotikët iu dorëzuan oficerëve të Qendrës së Sigurisë së Podgoricës për procedura të mëtejshme ", tha policia.


