Vr'ajsa në Fier, viktima sapo kishte dal nga burg, kishte vr'arë 23 vite më parë të afërmin e "Ben Qimes"

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në qytetin e Fierit. Raportohet se një person është ekzekutuar. Viktima është identifikuar si Selami Hasani, i cili eshte gjendur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen 1 Maji, ndërsa një tjetër person është plagosur.
Hasani ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasje, dhe është liruar një javë më parë nga qelia. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se kishte vrarë 23 vite më parë një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja. Rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja mbeten ende të paqarta. Nuk ka informacion të konfirmuar mbi autorët apo motivet e krimit, ndërsa priten detaje të tjera nga policia për ngjarjen.


