E pazakontë, tornadoja e rërës përpin arbitrin në fushë, komentatori s’i beson syve

Bota

E pazakontë, tornadoja e rërës përpin arbitrin në

Komentatori i një ndeshjeje futbolli në Bolivi nuk u besonte dot syve: një tornado rëre u afrua në fushë në kohën kur lojtarët ishin aty e të trembur ata nisën të largohen, por ajo arriti të `gëlltisë” arbitrin.

Ndeshjet e futbollit janë të vështira për t’u parashikuar, megjithatë ky ishte një moment te cilin nuk e kishte pritur askush.

Komentatori vetë mbetet aq i habitur, sa gati nuk i beson syve, ç’ka reflektohet dhe në fjalët e tij. Në fakt, gjithçka dukej surreale: futbollistët ishin rreshtuar e po prisnin fillimin e ndeshjes, kur tornadoja e rërës u shfaq papritur, duke i zënë të gjithë në befasi!



Njërit prej tyre, ajo ia shkuli rrobat nga trupi. Por ndërsa shkaktoi mjaft frikë e vonoi nisen e ndeshjes, fenomeni i çuditshëm natyror nuk solli dëme të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion