Në Manastir për Ditën e Alfabetit, Rama dhe Kurti shmangin takimin me njëri-tjetrin

Politikë

Në Manastir për Ditën e Alfabetit, Rama dhe Kurti shmangin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë qenë të dy në Manastir të Maqedonisë së Veriut, më 22 nëntor, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit, por nuk kanë zhvilluar asnjë takim mes tyre. Pavarësisht se ndodheshin në të njëjtin qytet për të shënuar Ditën e Alfabetit, dy kryeministrat ndoqën agjenda të ndara dhe nuk u panë së bashku në aktivitetet e organizuara.

 
Edi Rama vizitoi Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip, ku mbajti një fjalim për rëndësinë e gjuhës shqipe dhe kontributin e Kongresit të Manastirit në bashkimin kulturor të shqiptarëve. Gjatë kësaj vizite, ai propozoi edhe krijimin e një biblioteke digjitale me libra në gjuhën shqipe, në shërbim të fëmijëve dhe mësuesve shqiptarë kudo në botë. Gjatë qëndrimit në Manastir, Rama zhvilloi takime me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe me bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.

Nga ana tjetër, Albin Kurti zhvilloi takim me Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, ku diskutoi për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Edhe aktivitetet e mbrëmjes i gjetën dy kryeministrat në rrugë të ndryshme. Kurti mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim. Ndërkaq, Rama nuk ishte i pranishëm dhe në emër të Shqipërisë foli ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion