Për herë të nëntë, Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu, i drejtohet Gjykatës së Lartë

Politikë

Për herë të nëntë, Ilir Meta kërkon lirimin nga
Pas tetë vendimesh refuzuese, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, "troket" për të nëntën herë radhazi në Gjykatën e Lartë, me qëllim lirimin nga paraburgimi.

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e Metës ndaj vendimit të 17 shtatorit të Apelit të Posaccëm. Në këtë vendim, të "goditur" në Gjykatën e Lartë, Apeli i vlerësoi të pa baza pretendimet e Metës mbi cënim të ligjit në disa vendimarrje të Shkallës së Parë për pezullim të afatit të paraburgimit ndaj tij.

Në dy shkallët më të ulëta ish-presidenti pretendoi se i janë cënuar të drejtat dhe standardet ligjore, kur nuk ju panuan kundështitë ndaj pezullimit të afateve të paraburgimit.

Ai është shprehur se  në asnjë rast ai vetë nuk është bërë shkak për shtyrjen e procesit.

Në rast të shfuqizimit të pezullimit të afateve të paraburgimit, ish-presidentit i lind e drejta për të kërkuar shuarje të masës për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Ish presidenti Meta qëndron në qeli prej tetorit 2024. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion