Shpërthimi i makinës me tritol në Gjirokastër! Ndërron jetë një prej të plagosurve (Emri)

Aktualitet

Shpërthimi i makinës me tritol në Gjirokastër! Ndërron

Një atentat me lëndë plasëse tritol ka tronditur qendrën e qytetit të Gjirokastrës mbrëmjen e kaluar, duke lënë të vdekur një person dhe të plagosur një tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur automjeti i llojit “Benz” u hodh në erë me eksploziv gjatë lëvizjes. Drejtuesi i mjetit, Beqir Devolli, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë brenda në ambulancë gjatë transportimit urgjent drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga shpërthimi i fuqishëm ka mbetur i plagosur edhe pasagjeri Rigers Mela, i cili sipas burimeve spitalore dhe informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët e policisë dhe grupi hetimor kanë ngritur dyshimet e para se objektiv i këtij atentati mafioz mund të ketë qenë ravijëzuar ndaj Rigers Melës.

Pista kryesore e hetuesve lidhet me një ngjarje të mëparshme të regjistruar në vitin 2025, ku Melës i kishin djegur automjetin, një precedent ky që po verifikohet me imtësi nga uniformat e blu për të rënë në gjurmët e autorëve dhe porositësve të këtij sulmi me eksploziv.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion