Ekzek*timi i Selami Hasanit, policia shoqëron tre persona, zbardhen zhvillimet e fundit

Aktualitet

Ekzek*timi i Selami Hasanit, policia shoqëron tre persona, zbardhen

Tre persona janë shoqëruar në polici në kuadër të hetimeve për vrasjen me armë zjarri të Selami Hasanit në Fier. Ndërkohë, në një automjet të djegur, të gjetur në zonën e Pojanit, janë zbuluar dy armë zjarri që dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Sipas të dhënave nga hetimi, automjeti i djegur dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit përpara ose pas ekzekutimit. Dy armët e gjetura brenda tij janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe do t'i nënshtrohen ekspertizës balistike për të verifikuar nëse janë përdorur në vrasje.

Ndërkohë, policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi. Nga verifikimet e deritanishme është evidentuar prania e një automjeti tip Volvo në zonë, por pamjet nuk kanë mundur të identifikojnë autorët apo lëvizjet e tyre.

Sa i përket mënyrës së ekzekutimit, ende nuk ka një informacion zyrtar për numrin e plumbave që kanë goditur viktimën. 

Një nga pistat që po verifikohet është se Hasani mund të jetë qëlluar me tre plumba, dy në pjesën e barkut dhe një në nofull.

Selami Hasani, i cili raportohet se kishte dalë së fundmi nga burgu, ishte dënuar më parë për vrasjen e një familjari të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motiveve të vrasjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion