Stuhia përfshin Elbasanin, disa fshatra në Përrenjas mbeten pa energji elektrike (VIDEO)

Aktualitet

Stuhia përfshin Elbasanin, disa fshatra në Përrenjas mbeten pa

Një stuhi e fortë shiu ka përfshirë pasditen e sotme qarkun e Elbasanit, ku reshjet kanë qenë me intensitet të lartë, në formën e rebeshëve.

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, është regjistruar një defekt në fiderin që furnizon me energji elektrike disa fshatra të Bashkisë Përrenjas, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona.

Ndërkohë, ekipet e OSHEE-së janë angazhuar në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike për banorët e prekur.

VIDEO

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion