EMRAT / Shpërthen në ecje 'Benzi' në Gjirokastër, plagosen shoferi dhe pasagjeri! Detajet e para

Aktualitet

EMRAT / Shpërthen në ecje 'Benzi' në Gjirokastër,

Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke lënë të dëmtuar dy persona, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa automjeti ishte në lëvizje. Mjeti ishte në pronësi të shtetasit Beqir Devolli, i cili ka mbetur i dëmtuar nga shpërthimi, së bashku me shtetasin Rigers Mela.

Njoftimi i Policisë

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion