Vajza e Madonës ndjek gjurmët e së ëmës, publikon foto me sqetulla të padepiluara

Madona dhe vajza e saj kanë publikuar së fundmi një foto që ka shkaktuar shumë rrëmujë në rrjetet sociale. Shkaku? Sqetullat e padepiluara të vajzës së saj, Lourdes. Kjo e fundit duket se ka zgjedhur hapat e nënës së saj.
Kujtojmë se 7 vite më parë, Madona ka shpërndarë një foto me sqetulla të padepiluara, ku shkruan” Flokë të gjata… nuk më intereson”, e përshtatur në shqip se nuk i intereson për qimet.

Ndërkohë që në foton kishte edhe komente pozitive. Kishte nga ata që e quanin mosdepilimin si një art. “Është art të mos depilohesh”, shkruan një ndjekëse.
Ndërkohë që Lourdes njihet për natyrën e saj guximtare. Daljet e saja publike ne mbrojtje të kauzës për barazi gjinore dhe liri kanë shkaktuar gjithmonë polemika.