“The Sun” shpërfill lutjet e Pallatit Mbretëror, publikon fotot nudo të Harryt: Princi lakuriq

Showbiz

“The Sun” shpërfill lutjet e Pallatit Mbretëror, publikon

Një kërkesë nga familja mbretërore nuk e ndaloi britaniken “The Sun” të botonte një foto nudo të Princ Harryt në kopertinën e tyre.

Në ballinën e revistës krah fotos nudo të Princit shkruhet: Trashëgimtari ja ku është! Fotoja lakuriq e Harryt që nuk e keni parë kurrë.

Në fillim të kësaj jave, princi u fotografua i zhveshur teksa ishte duke festuar me mqitë e tij në Las Vegas. Menjëherë pas kësaj, Familja Mbretërore u kërkoi mediave mos publikimin e këtyre fotove me pretendimin e prekjes së privatësisë.

“The Sun” shpërfill lutjet e Pallatit Mbretëror, publikon

Mirëpo, “The Sun” në faqen e parë të gazetës së tyre publikuan foton e princit dhe redaktori i faqes David Dinsmore tha se gazeta botoi këto imazhe për të krijuar një bisedë të rëndësishme me lexuesit e saj.

“The Sun” shpërfill lutjet e Pallatit Mbretëror, publikon

“Për ne, kjo ka të bëjë me lirinë e shtypit. Kjo ka të bëjë me situatën qesharake ku një fotografi mund të shihet nga qindra miliona njerëz në të gjithë botën në Internet, por nuk mund të shihet në gazetën e preferuar të kombit, e cila lexohet nga tetë million persona çdo vit”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion