Kufizime për të pavaksinuarit, “Pasaporta e Gjelbër” bëhet e detyrueshme në itali

Bota

Kufizime për të pavaksinuarit, “Pasaporta e Gjelbër”

Certifikata shëndetësore do të bëhet e detyrueshme edhe në Itali, shteti i fundit europian që implementon një skemë të tillë.

Nga 6 gushti, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet të provojnë se janë të vaksinuar të paktën më një dozë të vaksinës, se kanë test negative apo janë shëruar ngaCovid-19 në 6 muajt e fundit, për t’u lejuar të hyrë në vende, si stadiumet, muzetë, kinematë, teatrot, pishine dhe po ashtu restorante e lokale në ambient të mbyllur. Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës, i ashtuquajturi green pass, nuk do të jetë I nevojshëm për transportin…

“Ftoj të gjithë italianët të vaksinohen, dhe ta bëjnë sa më shpejt. Duhet të mbrojnë veten dhe familjet e tyre”, tha Mario Draghi.

Kryeministri italian Mario Draghi, dënoi politikanët e së djathtës ekstreme, përfshirë Mateo Salvinin të cilët po dekurajojnë vaksinimin e te rinjve. Kjo sipas tij, është thirrje për të vdekur. Vendosja e kufizimeve për të pavaksinuarit, u mor ndërsa rastet me koronavirus kanë filluar të rriten sërish në shtetin fqinj, kryesisht për shkak të variantit më të transmetueshëm delta. Numri i infektimeve të reja u dyfishua javën e fundit, me më shumë se 5 mijë të tilla të raportuara të enjten.

Gati gjysma e italianëve janë të vaksinuar plotësisht, por pushimet e verës po ndikojnë në zbehjen e interesit. Italia ka konfirmuar më shumë se 4,3 milion infektime që prej fillimit të pandemisë, dhe gati 128 mijë jetë të humbura.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion