Video/ Gazetarja pushohet nga puna, lyen fytyrën me baltë për të treguar se ndihmon të përmbyturit

Bota

Video/ Gazetarja pushohet nga puna, lyen fytyrën me baltë për
Një gazetare e televizionit gjerman RTL u pushua nga puna, pasi u kap duke lyer veten me baltë para se të filmonte një reportazh në një nga zonat e shkatërruara nga përmbytjet në vend.

Susanna Ohlen, 39 vjeç, u lye me baltë për të dramatizuar situatën dhe për të  treguar se kishte ndihmuar në pastrimin e rrugëve nga balta e përmbytjeve, që i morën jetën së paku 128 personave në Gjermani.

Por si u kap mat gazetarja e terrenit?

Momentin kur reporterja po vendoste baltë në fytyrë e kishte filmuar një kalimtar , i cili publikoi videon në rrjete sociale të enjten.

Pas publikimit të videos televizioni gjerman ku gazetarja punonte tha: "Qasja e reporteres tonë kundërshton qartë parimet gazetarseske dhe standartet tona. Prandaj ne e pushuam nga puna".

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion