Mbesa 30-vjeçare e princeshë Dianës martohet me miliarderin 62 vjeçar (FOTOT)

Showbiz

Mbesa 30-vjeçare e princeshë Dianës martohet me miliarderin 62

Ceremonia private ekstravagante u zhvillua në një pallat tradicional në periferi të Romës dhe thuajse të gjithë të ftuarit ishin veshur me Dolce and Gabanna.

Lady Kitty Spencer, mbesa e Diana, princesha e ndjerë e Uellsit është martuar me milionerin afrikano-jugor Martin Lewis në një ceremoni mahnitëse të shtunën.

Mbesa 30-vjeçare e princeshë Dianës martohet me miliarderin 62

Mes të ftuarve ishin ylli britanik i muzikës pop Pixie Lott, kontesha Emma Weymouth dhe i preferuari i mediave londineze Mark Francis Vandelli.

Dasma e mbrëmjes u zhvillua në Villa Aldobrandini në Frascati, e cila mburret me pamje mahnitëse të kryeqytetit italian.

Mes të ftuarve ishin dy motrat e nuses Lady Kitty, Eliza e Amelia.

Mbesa 30-vjeçare e princeshë Dianës martohet me miliarderin 62

Ata shin gjithashtu me shumë miq e familjarë të tjerë për të festuar dasmën.

30 vjeçarja Lady Kitty, është bija e vëllait të Diana, Earl Spencer.

Shumë nga të ftuarit mbanin veshje nga shtëpia italiane e modës, Dolce & Gabanna, duke respektuar vendndodhjen e eventit.

Edhe fustani i vetë Lady Kitty është krijuar nga shtëpia vendase e modës, për të cilën ajo është përfaqësuese globale.

Mbesa 30-vjeçare e princeshë Dianës martohet me miliarderin 62

Kitty ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto para ceremonisë, ku duket se bën festën e beqarisë me mikeshat e saj.

Në foto Lady Kitty mban një fustan me pika bardhë e zi, gjithashtu të bërë nga Dolce & Gabanna.

Më herët ajo postonte gjithashtu foto nga festa në Firenze, ku bashkë me mikeshat e saj mbanin paruke me ngjyra të ndryshme flokësh në rrugët historike.

Mbesa 30-vjeçare e princeshë Dianës martohet me miliarderin 62

Lajmi për lidhjen e çiftit ishte dhënë prej vitit 2018 dhe fejesa ishte njoftuar në fund të 2019.

Zhurmat thonë se çifti janë prezantuar nga ministri britanik i mbrojtjes Liam Fox.

Tre djemtë e Lewis nga martesa me Leola Lewis besohet se kanë krijuar lidhje të fortë me Lady Kitty.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion