Video/ Shoferi hero shpëton njerëzit e bllokuar në makina nga përmbytjet në Kinë

Bota

Video/ Shoferi hero shpëton njerëzit e bllokuar në makina nga
Ditët e fundit Kina është përfshirë nga reshje të mëdha shiu, duke shkaktuar të paktën 33 viktima dhe dëme materiale nga përmbytjet në Kinën Qendrore.

Në rrjetet sociale qarkullon një video ku dy burra shpëtojnë njerëzit, që ishin bllokuar  në makinat e tyre, pasi autostrada ishte mbushur me ujë.

Yang Junkui një shofer taksie, i cili  ndodhej në autostradën e përmbytur doli nga makina, duke notuar për të shpëtuar njerëzit që ishin bllokuar në makinat e tyre.

Shoferi i taksisë shpëtoi 5 persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ishte veprim instiktiv. Nuk e mendova shumë. I pashë të bllokuar në makina, ishin në rrezik, u hodha direkt nga makina ime për të shkuar drejt tyre, pa asnjë hezitim. "

Gjithashtu një qytetar tjetër shpëtoi njerëzit e bllokuar në makina duke i ndihmuar të hapin derën e automjetit.

Zhengzhou, kryeqyteti i provincës me 12 milionë njerëz, është një nga zonat më të goditura, me 12 të viktima,  pasi ishin bllokuar për orë të tëra në një linjë metroje të përmbytur. Por shumë qytete dhe fshatra  të vegjël janë shkatërruar. 

ME TE LEXUARAT