Gjendet makina që përdori autori për vr'asjen e Selami Hasanit, policia ka ngritur postblloqe kontrolli

Aktualitet

Gjendet makina që përdori autori për vr'asjen e Selami
Policia ka gjetur makinë që dyshohet se është përdorur nga autori në atentatin kundër Selami Hasanit, i cili u vra me armë zjarri në oborrin e banesë së tij mëngjesin e sotëm. Burime bëjnë me dije se mjeti është tip "Volvo" e bardhë, teksa ende nuk ka konfirmime për emrin e autorit apo pronarit të makinës së përdorur. 

Pas ekzekutimit të Selami Hasanit në Fier, ku mbeti i plagosur edhe vëllai i tij, policia ka shtuar masat e sigurisë në hyrje të qytetit të Vlorës. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, efektivë të Policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë ngritur pika kontrolli në autostradën Fier–Vlorë.

Viktima kishte vetëm pak javë që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipi i Arben Isufajt, i njohur me nofkën Ben Qimja. Ajo që e bën dhe më tronditëse këtë ngjarje, është fakti që autorët kanë hyrë në banesën e familjes Hasani, ku përveç viktimës, kanë lënë të plagosur dhe të vëllanë e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion