Policia ngrihet në këmbë pas ekzekutimit në Fier, postblloqe kontrolli në hyrje të Vlorës

Aktualitet

Policia ngrihet në këmbë pas ekzekutimit në Fier, postblloqe
Pas ekzekutimit të Selami Hasanit në Fier, ku mbeti i plagosur edhe vëllai i tij, policia ka shtuar masat e sigurisë në hyrje të qytetit të Vlorës. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, efektivë të Policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë ngritur pika kontrolli në autostradën Fier–Vlorë.

Kontrollet po ushtrohen ndaj automjeteve që hyjnë në qytetin e Vlorës, në kuadër të masave të marra nga policia pas atentatit në Fier.  
Efektivët po verifikojnë automjetet dhe personat që qarkullojnë në këtë aks rrugor, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion