Shpërthejnë zjarret masive, Sardenja shpall emergjencën: Katastrofë e paprecedentë!

Bota

Shpërthejnë zjarret masive, Sardenja shpall emergjencën:

Franca dhe Greqia po dërgojnë avionë cistern pas thirrjes së qeverisë italiane për ndihmë në shuarjen e zjarreve masive pyjore që kanë dalë jashtë kontrollit në Sardenja.

Shpërthejnë zjarret masive, Sardenja shpall emergjencën:
Nisja e avionëve nga Parisi dhe Athina, u realizua me aktivizimin e Mekanizmit të Bashkimit Europian për Mbrojtjen Civile. “Për orë të tëra, një zonë e gjerë në provincën e Oristanos u gjunjëzua përballë pushtetit të flakëve shkatërrimtare”, shkroi në rrjetet sociale ministri i jashtëm Italian, Luigi di Maio.

Shpërthejnë zjarret masive, Sardenja shpall emergjencën:

“Qindra njerëz janë evakuar, teksa shtëpi të tëra janë shkrumbuar atje nga flakët”, shtoi ai.

Mësohet se numri i të evakuuarve është të paktën 355. 7500 zjarrfikës janë mobilizuar në luftën kundër flakëve si edhe 20 mjete ajrore, 7 avionë e 13 helikopterë. Presidenti i rajonit të Sardenjës, Christian Solinas, i përshkroi këto zjarre pyjore si një “katastrofë të paprecedentë. “Dhjetë mijë hektarë pyje të shkatërruara, biznesi e shtëpi të djegura, kafshë të vrara”, ka shkruar ai.

Shpërthejnë zjarret masive, Sardenja shpall emergjencën:

Rajoni shpalli gjendjen e emergjencës e i bëri thirrje qeverisë të dërgojë menjëherë ndihmë financiare për riparimin e dëmeve e për rimëkëmbjen e komuniteteve.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion