Jakup Krasniqi rikthehet në Hagë, Specialja jep detaje për vizitën e tij në Kosovë

Kosovë&Rajon

Jakup Krasniqi rikthehet në Hagë, Specialja jep detaje për

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për arsye humanitare.

Këtë e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas njoftimit, vizita e Krasniqit ishte urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare dhe ishte zhvilluar nën mbikëqyrje.

“Jakup Krasniqi u kthye sot (dje) në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse. Kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë nga një i paraburgosur në Kosovë deri më sot, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Vizita e Krasniqit në Kosovë u lejua nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Pas katër ditësh pranë familjes, Krasniqi është rikthyer në Hagë të shtunën pasdite.

Ndërsa, Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqi që priti rrugëve afër shtëpisë në Velani të Prishtinës, nuk arriti ta përqafojë të vëllain, Jakupin i cili qëndroi për katër ditë vizitë në Kosovë.

Dauti të vetmen mundësi e pati ta shihte nga distanca, nga ballkoni dhe nga mediet.

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se kjo ishte vizita e 15-të e këtij lloji nga një i paraburgosur në Kosovë, e autorizuar nga gjykatësit për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata.

Më 18 nëntor, Specialja kishte njoftuar se Trupi Gjykues kishte udhëzuar Zyrën Administrative të organizonte vizitën e Krasniqit në Kosovë.

Sipas gjykatës, vizitat e tilla autorizohen në bazë të Rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, duke marrë parasysh standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion