Vr*sja e Selami Hasanit në Fier/ Dalin detaje të reja, 10 gëzh*ja në vendngjarje dhe dy armë në mjet

Detaje të reja janë mësuar nga atentati që tronditi këtë të hënë qytetin e Fierit, ku Selami Hasani u ekzekutua me breshëri plumbash në oborrin e banesës së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së hënës, në momentin kur Hasani ishte duke punuar në oborrin e banesës. Autorët e qëlluan me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të atentatit. Në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat pritet të ndihmojnë në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, ndërsa një tjetër element i rëndësishëm për hetimin është zbuluar në automjetin e djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët për t'u larguar. Brenda makinës janë gjetur dy armë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit, identitetin e autorëve dhe motivet që çuan në vrasjen e Selami Hasanit.


