Protestuesit “braktisin” Ministrinë e Arsimit, me çadra dhe mushama nisen drejt Kryeministrisë
Lajmifundit
/
31 October 2026, 15:47
Aktualitet

Protestuesit janë larguar nga rruga përballë me Ministrinë e Arsimit, pas një momenti përplasjesh me forcat e policisë.
Protestuesit janë tërhequr tashmë nga rruga e “Durrësit” në drejtim të sheshit “Skënderbej”, mesa duket për t’iu drejtuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.
Përplasjet me forcat e policisë nuk kanë qenë intensive. Protestuesit kanë hedhur disa shishe molotovi dhe kanë qëlluar me gurë për disa çaste ndërsa policia u është përgjigjur me gaz lotësjellës.
Reshjet e shiut që kanë nisur pa ndërprerje për gati një orë tashmë, duket se nuk e kanë favorizuar protestë.


