Shiu nuk e zbeh protestën, policia i paralajmëron: Kujdes! Mos qëlloni me gurë

Vijon me tensione protesta studentore përpara Ministrisë së Arsimit, ku janë të pranishëm një numër i madh qytetarësh.
Reshjet e shiut që nisën pak çaste më parë në kryeqytet, duket se nuk kanë arritur ta zbehin pjesëmarrjen dhe po ashtu as uji me presion i hedhur nga forcat e policisë.
Deri në këto momente, policia nuk ka përdorur gazin lotësjellës.
Protestuesit që ndodhen në vijnë e parë kanë inprovizuar një barrikadë me koshat e mbeturinave të cilat i kanë ndezur në flakë në mes të rrugës.
Herë pas here ata kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të policisë, ndërsa ata u kanë bërë vazhdimisht thirrje të ruajnë qetësinë.


