Përplasja me studentët, deputetët e PD-së tërhiqen dhe u hapet rruga protestuesve
Lajmifundit
/
31 October 2026, 15:15
Aktualitet

Pas tensioneve dhe përplasjeve pranë Ministrisë së Arsimit, është shënuar një moment dakordësie mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe studentëve.
Deputetët kanë bërë një hap pas, duke u krijuar mundësinë protestuesve t’i bashkohen tubimit, ndërsa në zonë vijon të jetë i pranishëm një kordon i fortë policie.
Ndërkohë, drejtuesit e PD-së vijojnë të qëndrojnë në Rrugën e Durrësit, por të distancuar nga pjesa tjetër e protestuesve.


