Poshtë zyrës së tij ka protestë, Rama tregon risitë e Diellës: Deri në 19 shërbime, identifikim edhe përmes syve

Politikë

Poshtë zyrës së tij ka protestë, Rama tregon risitë e
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë në një lidhje live në mediat sociale ka prezantuar për zhvillimin e shërbimeve digjitale në e-Albania dhe risitë që sjell Diella.

Mësohet se Diella do të ofrojë deri në 19 shërbime, ndërsa një tjetër risi është identifikimi përmes syve, që synon të lehtësojë ndërveprimin e qytetarëve me platformën.

“Diella kalon në një pozicion shumë aktin i bën më shpejt gjërat dhe duhet të presësh vetëm pak minuta që të vijë i gjithë shërbimi. Kemi një komponent shumë të rëndësishëm në e-Albania 4.0 që kanë në të bëjë me pensionistët, Diella është vetëm një klik larg dhe gjeneron deri në 19 shërbime.

Është shumë e rëndësishme edhe identifikimi me sy, që lehtëson shumë ndërveprimin me e-Albania. Ka edhe surpriza të tjera në vijim. Por, sot ramë dakord që t’u themi të gjithëve që prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës dhe e keni e-Albanian në dispozicionin tuaj me vetëm një komandë të thjeshtë dhe Diella bën të gjithë shërbimin”, u shpreh kryeministri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion