"Ky është kr'im..." Balla poston videon: 'Studenti' qëllon me llastiqe me zara mbi efektivët

Deputeti Taulant Balla ka publikuar një video nga protesta që po zhvillohet sot para Ministrisë së Arsimit.
Balla ka ndarë pamjet nga momenti kur një i ri, hedh mjete të forta drejt policisë së shtetit me llastiqe.
“'Studenti' qëllon me llastiqe me zara mbi punonjësit e Policisë! Ky është krim!"- shkruan Balla.
Pak më herët, pas disa paralajmërimeve, policia ka ndërhyrë duke hedhur ujë, për të shpërndarë protestuesit. Megjithatë, qytetarët nuk janë tërhequr dhe kanë vijuar të hedhin gurë. Policia megjithatë shihet e tërhequr.
Qytetarët krijuan barrikada duke përmbysur koshat e mbeturinave dhe duke u vendosur flakën. Ata hodhën lëndë piroteknike dhe gurë drejt efektivëve.


