"Të qetësohemi se lam nam...", deputeti Korreshi reagon për protestën e të rinjve

Politikë

"Të qetësohemi se lam nam...", deputeti Korreshi reagon
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, u ka bërë thirrje protestuesve për qetësi dhe maturi, pas tensioneve dhe përplasjeve mes tyre gjatë protestës në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit.

Në një deklaratë për A2 CNN, Korreshi theksoi se përplasjet mes protestuesve rrezikojnë të largojnë vëmendjen nga kërkesa kryesore e protestës: dorëheqja e qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.

“Do të kërkoja nga të gjitha palët qetësi dhe maturi. Sot lufta dhe gjithë kjo është kundër qeverisë. Në rast se ne dëmtohemi midis një-tjetrit, dëmtohemi duke kërkuar se kush është pozicioni preferencial apo diçka tjetër, ne nuk kemi bërë asgjë vetëm se kemi çuar ujë në llogoren e qeverisë.


Kështu që unë mendoj që të gjithë njerëzit duhet të kalojnë atë çka në objektiv kryesor, kërkesën numër një, dorëheqjen e qeverisë, shkarkimin e qeverisë dhe formulimin e qeverisë teknike. Pastaj të tjerat janë detaje që zgjidhen në tavolinë mes gjithë protestuesve”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion