U dhunua barbarisht nga “Shqiponjat”, por nuk u dorëzua/ Historia e 47-vjeçarit që proteston prej 150 ditësh

Një nga episodet më të shëmtuara të protestave qytetare të javës së kaluar ishte padyshim goditja pa mëshirë e një 47 vjeccari nga efektivet e forcave Shaiponja.
Pamje që u filmuan nga gazetari Osman Stafa, dhe që bénë me shpejtësi xhiron e rrjetit.
Po kush ishte personi që u gëllua me shkop gome dhe shkelma në trup dhe në kokë, derisa u la pa ndjenja në një kënd të errët pranë stadiumit Dinamo?
Lulëzim Gjini, pjesëmarrës në protestë, ai tregon se atë natë ka qen bashkë me 3 vajza të tjera të cilat përpiqeshin t’i shmangeshin policisë. Papritmas 3 prej efektivëve të Shqiponjave i kanë goditur me spray në sy, duke bërë kështu të humbin ngjenjat.
Do të ishte ky momenti kur situata do të pershkallëzohej dhe disa dhjetra uniforma të policisë, do të sulmonin grupin e vogël te protestuesve. Për cudi, kësaj radhe, pas dhunes, efektivet do te largoheshin pa kryer procedurën e zakonshme te shoqërimit të personave té kapur. Që eshtë i provuar edhe nga disa foto te bëra pak minuta pas sulmit brutal, ndërsa 47 vjeccari ishte dërguar në QSUT.
A mund të ketë shkak më të madh se sa rreziku i një traume fizike, për të hequr dorë nga dalja në sheshe dhe përballja me forcat e policisë?
Lulzimi thotë që ka dalë dhe do të dalë çdo ditë në protestë. Po çfarë e shtyn një qytetar të dalë e të protestojë për mbi 150 dité pa ndërprerje?
Ai thotë se jam 47 vjecc sot dhe nuk kam një shtëpi timen. Por për t'iu kthyer momentit te dhunes policore, sipas komunikatës së policise, personi i identifikuar si dhunues i Lulëzim Gjinit, efektivi i shqiponjave me inicialet A.K. eshte pezulluar nga detyra, nderkohe q vete i demtuari, ka bere kallëzim në lidhje me rastin.


