I del emri për kryeministër, Marin Mema vendos pikat mbi “i”: Misioni im..

Aktualitet

I del emri për kryeministër, Marin Mema vendos pikat mbi
Gazetari dhe aktivisti Marin Mema, ka përsëritur dhe njëherë tjetër qëndrimin e tij, se nuk ka asnjë plan që të përfshihet në lëvizje politike. Në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale, pasi emri i tij përmendet shpesh si një kryeministër potencial, Mema shkruan se ai ka vetëm një mision, që lidhet me bashkimin kombëtar, për të cilin do të punojë deri në fund të jetës së tij.

Postimi i gazetarit

Unë e kam bërë të qartë prej vitesh, se nuk kam synime të përfshihem në politikë. Nuk kam! Postime të tilla me lista e të tjera me rradhë bëhen për fat të keq për klikime. Të duash ndryshimin për mirë të vendit nuk do të thotë se ke synime personale politke!

Nuk dua as karrige, as pozita, as ngjyrosje me ngjyra partiake! Unë kam vetëm ngjyrat kombëtare dhe nuk dua të ndaj, por të bashkoj! Misioni im është Bashkimi Kombëtar dhe ky do të jetë sa të kem frymë. Ju lutem faqeve të ndryshme të qëndrojnë korrekte.

Ditët e fundit, në mediat sociale, kanë qarkulluar një sërë emrash dhe propozimesh, për ta shndërruar lëvizjen studentore në një forcë politike, me mundësi reale për të marrë pjesë në zgjedhje./Shekulli 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion