Sekretari i PD, Flamur Noka mesazh nga protesta: Rama largohu, mbështesim studentët

Politikë

Sekretari i PD, Flamur Noka mesazh nga protesta: Rama largohu, mbështesim
“Të gjithë shqiptarët kanë vetëm një mesazh; Edi Rama largohu!” këtë mesazh përcolli sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka në një deklaratë për mediat nga bulevardi Dëshmorët e Kombit. Ai u shpreh se PD është në mbështetje të kërkesave të studentëve

"Ne do ti mbështesim studentët. Të gjithë shqiptarët kanë vetëm një mesazh; Edi Rama largohu! Ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë. Askush nuk të mbështet më. me dhunë policore e kanë tentuar edhe diktatorë të tjerë po ti e di cili është fundi. Kjo është motoja mbi bazën e së cilës është thirrur kjo protestë kombëtare e PD. Kërkesa e tyre duhet të respektohet zëri i tyre do të vijojë të dëgjohet. PD do ti mbështesë studentët. Ne u mblodhëm këtu dhe protesta do të vijojë me studentët te sheshi ku ata nisin betejën”, tha ai.

I pyetur në lidhje me masat anti tubim, Noka u shpreh: “Çaushesku tentoi të mbijetojë me masa represive dhe sot të gjithë e dinë fundin e Çausheskut. Ky popull e ka thyer murin e egër të diktaturës në vitet ‘90 dhe nuk ka mur që mund të ndërtojë  Edi Rama që të mbajë vrullin e të rinjve. Shqiptarët sot kërkojnë shtet dhe janë të gjithë në këmbë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion