Krisja me Ramën, a do ta pranonte ftesën e PD, befason Dritan Leli: Do të ketë hapa më të mirë

Politikë

Krisja me Ramën, a do ta pranonte ftesën e PD, befason Dritan Leli: Do

I pyetur lidhur me sulmet dhe zërat kundër tij, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka thënë se këto zëra i ka marrë si një mënyrë pozitive për të promovuar Vlorën.

Këto komente Leli i bëri në një intervistë për emisionin “Edicioni Veroro” në ABC.

Kujtojmë se Leli ka pasur edhe një përplasje me kryeministrin Rama. Ky i fundit i kërkoi që të dilte në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit dhe të linte bashkinë, por Leli nuk iu përgjigj. Pikërisht këtu nisi krisja e marrëdhënieve të tyre që duke se edhe sot vijon përplasja.

Ndërkohë gazetari Eni Shehu e ka pyetur Lelin, se si do i përgjigjej një ftese nga Partia Demokratike, por Leli ka theksuar se nuk e ka çuar kurrë një gjë të tillë ndërmend.

Eni Shehu: Nëse do të afronte PD do shkoje?


Leli: Nuk ka lidhje fare. Nuk është gjë që e kam menduar dhe nuk më shkon në mendje”

Eni Shehu: E kishe menduar që punët do shkonin kështu?

Leli: Po shkon në një drejtim që qyteti e ka pritur dhe mirëpritur. Do ketë hapa që do e bëjnë Vlorën më të mirë”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion