Gjendet e masakruar vajza e ish-ambasadorit, çfarë i ndodhi pasi doli nga shtëpia, policia jep detajet

Bota

Gjendet e masakruar vajza e ish-ambasadorit, çfarë i ndodhi pasi

Vajza e ish-ambasadorit të Pakistanit në Korenë e Jugut, Noor Mukadam u gjet e vrarë në një shtëpi në kryeqytetin Islamabad.

27-vjeçarja kishte humbur kontaktet me familjen e saj prej 24 orëve. E reja kishte dalë nga shtëpia me djalin e një biznesmeni të njohur në vend.

“Ajo në fillim u qëllua, pastaj u ther”, tha një oficer policie.

Policia në Islamabad raportoi se djali që e shoqëroi Zahir Jaffer, është qytetar amerikan dhe kishte rezervuar një fluturim drejt SHBA të mërkurën, i cili u arrestua nga policia pasi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e 27 vjeçares. Sipas raportimit të policisë, akti duket një vrasje me paramendim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion