Vdekja e emigrantëve kosovarë, flet eksperti kroat: Nuk ka gjurmë të frenimit, shoferi ka qenë në gjumë

Kosovë&Rajon

Vdekja e emigrantëve kosovarë, flet eksperti kroat: Nuk ka gjurmë

Një ekspert kroat për aksidentet rrugore Stanko Smodlaka, ka folur sot për aksidentin që ndodhi një ditë më parë në Kroaci, e për pasojë vdiqën 10 emigrantë kosovarë.

“Unë nuk i di detajet e asaj tragjedie, por nëse përcaktohet se nuk ka gjurmë të frenimit dhe rrëshqitjes në rrugë, atëherë njëqind për qind shoferin e ka zënë gjumi. Nëse nuk ka gjurmë në trotuar, atëherë kjo do të përjashtonte gjithashtu mundësinë që goma të ketë shpërthyer, sepse nëse kjo do të kishte ndodhur, do të duhej të kishte gjurmë edhe në trotuar. Aksidente si ky, të cilat ndodhin në orët e para të mëngjesit, ndodhin sepse njerëzit i zë gjumi veçanërisht nëse ata kanë drejtuar makinën tërë natën.

Vdekja e emigrantëve kosovarë, flet eksperti kroat: Nuk ka gjurmë

Kur ka dy shoferë, atëherë pushimet për shkak të lodhjes së shoferit nuk duhet të bëhen, ata thjesht i dorëzojnë timonin njëri-tjetrit. Problemi është nëse këta shoferë kanë bërë një udhëtim tjetër një ditë më parë dhe nuk kanë arritur të pushojnë, pasi punëdhënësi i dërgoi ata në rrugën për në Prishtinë. Unë e di që shoferët, veçanërisht nga Kosova kanë edhe një problem tjetër të madh sepse ata mbahen në kufij për disa orë dhe pastaj mbase shkelin disa rregulla për të arritur në destinacion në kohë” tha ai.

 

ME TE LEXUARAT