Detaje nga aksidenti në Kroaci, nëna 37-vjeçare ishte në autobuz me 4 fëmijët e saj, nuk i shpëtoi vdekjes
Lajmifundit
/
26 July 2021, 12:06
Kosovë&Rajon

Një nga viktimat e aksidentit në Kroaci, ishte edhe Alinda, një 37-vjeçare që udhëtonte me 4 fëmijët e saj. Mësohet se gjendja e tyre është e mirë, jashtë rrezikut për jetën. Lajmin e dha sot babai i viktimës, Arif Kikajn.
Ai ka mbërritur në spitalin e Slavonski Brod, ku ka takuar fëmijët e vajzës, teksa shpirti i qan për të. Me të ishte dhe bashkëshorti i vajzës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Kroaci, ku autobuzi, për shkak të përgjumjes së shoferit, u përmbys, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave.


