Akil Gjakova nuk pati fatin e motrës, largohet pa një medalje nga Lojrat Olimpike

Sport

Akil Gjakova nuk pati fatin e motrës, largohet pa një medalje nga

Nuk arriti të rrëmbejë një medalje Akil Gjakova, pasi u mund nga Rustam Orujov në gjysmëfinale të repesazhit ditën e sotme. Akili i humbi një luftë të barabartë pas një gabimi në tentim për ta hedhur në tapetë kundërshtarin duke përfunduar vetë në tapetë.

25-vjeçari i fitoi tri luftërat e para, para se të mposhtej në çerekfinale nga xhudisti mongol Tsendochir Tsogtbaatar, ku edhe e humbi mundësinë për medalje të artë apo argjendtë.

Akil Gjakova nuk pati fatin e motrës, largohet pa një medalje nga

Ai pati mundësi të dytë për medalje, atë të bronztë, por nuk ia doli ta kalojë gjysmëfinalen e repesazhit, pavarësisht luftës së mirë që bëri ndaj azerit. Akili duhet të pajtohet vetëm me vendin e shtatë në Tokio 2020 dhe pa medalje.

“Nuk jam shumë i kënaqur edhe pse performacen e kam pasur të mirë. Kam ardhur për të marr medalje dhe duke e pasur parasysh që jam kampion evropian edhe synimi im ka qenë medalja. Por vendi i shtatë nuk është edhe aq i keq”, tha Akili pas humbjes.

ME TE LEXUARAT